Deskoska-Milloshoskit: Çdo herë ke gënjyer

Maqedonia

Deskoska-Milloshoskit: Çdo herë ke gënjyer

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 10:39
Deskoska-Milloshoski

Ministrja e drejtësisë në Maqedoni, Renata Deskoska edhe një herë ka shkëmbyer prej në largësi akuza ndaj deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski duke i thënë se ka gënjyer.

Më herët Milloshoski kishte thënë se burri i Deskoskës ka marrë si dhuratë nga Prokuroria Speciale Publike 60 mijë euro. “Edhe Renata di të ndihmojë, Pero Boshkov 60 mijë euro nga PSP-ja” kish thënë Milloshoski.

Nga kjo, ka ardhur edhe përgjigja e Renata Deskovka duke i thënë se Milloshoski çdo herë ka gënjyer dhe për këtë ajo do të mendojë edhe ta ndjek ligjërisht deputetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat