Carovska në Tetovë: Në vitin 2020 pensionet do të rriten për 900 denarë

Maqedonia

Carovska në Tetovë: Në vitin 2020 pensionet do të rriten për 900 denarë

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 16:35
Milla Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, sot ka qëndruar në Tetovë ku është takuar me pensionistë, me të cilët ka boseduar për rritjen e pensioneve, si dhe çështje tjera lidhur me këtë kategori të qytetarëve.

Siç njoftojnë nga MPPS, Carovska në takim ka thënë se në vitin 2020 pensionet do të rriten për 900 denarë.

“Me reformat pensionale vetëm për një vit kemi bërë kursime në Fondin pensional dhe invalidor prej rreth 3 miliardë denarë, ndërsa paga minimale është rritur për 15 përqind, që na jep të drejtë të bëjmë harmonizimin e pensioneve, që do të jetë ligjore. Në janar të vitit 2020 të gjitha pensionet do të rriten për 700 denarë dhe në mënyrë shtesë do të ketë harmonizim me 160 dhe 200 denarë, me çka deri në fund të vitit 2020, rritja do të jetë rreth 900 denarë”, tha Carovska.

Ajo shtoi se rritja e pensioneve bëhet në mënyrë të planifikuar dhe në kushte kur ka stabilitet në sistemin pensional, por edhe kur ka rritje të ekonomisë së shtetit.

Në takimin me pensionistët në Tetovë, ka marrë pjesë edhe kryetari i Shoqatës së pensionistëve në Tetovë, Selver Ameti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat