Radev: Mbrojtja e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut është borxh i Bullgarisë

Maqedonia

Radev: Mbrojtja e hapësirës ajrore të Maqedonisë së Veriut është borxh i Bullgarisë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:09
Rumen Radev

“Bullgaria nuk duhet të humbasë mundësinë historike që ta mbrojë hapësirën ajrore të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi sot presidenti bullgar Rimen Radev në Sofje, para nisjes për në Londër ku merr pjesë në Samitin e vendeve-anëtare të NATO-s.

“Ky nuk është vetëm interes i ynë kombëtar, por edhe borxh ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut vëllazërore dhe shprehje e përgjegjësisë”, thekso Radev.

Ai shtoi se derisa bisedimet për mbrojtjen e hapësirës ajrore të vendit janë anuluar nga ana bullgare në pritje “të të ardhmes së ndritshme” kur Bullgaria do të ketë skuadro të aeroplanëve të rinj, Greqia ka lidhur marrëveshje për zbatimi e këtij misioni”.

Radevi përkujtoi se periudhën e kaluar ishte arritur marrëveshje për takim të ministrave të mbrojtjes dhe shefave të shtatmadhorive të Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë dhe Greqisë, kushtuar përfshirjes së Aviacionit ushtarak bullgar në mbrojtje e hapësirës ajrore të vendit.

“Me potencialet e sotme mundemi në tërësi ta përmbushim këtë detyrë pa kurrfarë shpenzimesh shtesë, sepse mund të zbatohet nga baza e Graf Ingtaievo, shtoi Radevi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat