Klinika për Gjinekologji: Asnjë proces nuk u rrezikua gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike

Maqedonia

Klinika për Gjinekologji: Asnjë proces nuk u rrezikua gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 14:15
Foto

Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri – Shkup bëri të ditur se asnjë nga të porsalindurit kritikë në inkubator nuk ishte gjendje të rrezikshme për jetë e as erdhi deri në përkeqësim të gjendjes fillestare shëndetësore, pas ndërprerjes së energjisë elektrike pasditen e djeshme.

Nga Klinika bëjnë të ditur se shërbimet menjëherë reaguan dhe në afatin sa më të shkurtër kohor situata ishte vendosur nën kontroll.

“Të gjithë të porsalindurit nga Reparti për Kujdes Intensiv dhe Terapi janë në gjendje stabile. Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Akusheri ka shumë mekanizma për mbrojtje dhe sistem të sigurisë, ndërsa secili aparat vital është i lidhur në UPS, opsion i cili është në funksion derisa nuk aktivizohet agregati”.

“Asnjë proces i Klinikës nuk ishte rrezikuar gjatë asaj periudhe të shkurtër kur IPSH KGJA mbeti pa furnizim me energji elektrike”, qëndron në kumtesën e atij institucioni publik shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat