Ruskovska për Janevën: Hyri në filma, mendonte se nuk mund t’i bëj askush asgjë

Maqedonia

Ruskovska për Janevën: Hyri në filma, mendonte se nuk mund t’i bëj askush asgjë

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:25
Vilma Ruskovska

Prokurorja Vilma Ruskovska pas gjykimit për lëndën ‘Haraçi’ tha se “kishte një film ‘Engjëjt e Çarlit’. Kishte një zonjë e cila hyri në atë film, hyri në rrjetin e artistit të vetëshpallur të estradës”.

Ajo tha se e ka parë filmin origjinal ‘Engjëjt e Çarlit’, por se nuk e ka parë versionin e Maqedonisë të këtij film, e që ka të bëjë me të akuzuarën Katica Janeva.

Ruskovska tha ka pritur pranim të fajit dhe ceku se me të ëmën e të akuzuarit Bojan Jovanovski njihet që nga klasa e parë, por me atë, përveç kur ka marrë pjesë në ‘1TV’ dhe në restauruan në festën e televizionit, nuk është parë dhe nuk i ka dhënë asnjë informacion.

Ndryshe, rasti “Haraçi” u hap në korrik të këtij viti, kur Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski u arrestuan dhe përfunduan në burg, ndërsa më pas Milevski u dërgua në arrest shtëpiak.

Në gusht u arrestua edhe Katica Janeva, nën dyshimet se ka marrë të mira materiale, për t’ia lehtësuar procedurën Orce Kamçevit, i cili është i dyshuar në rastin “Perandoria”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat