Byrnes: Të vazhdojë procesi i reformave në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Byrnes: Të vazhdojë procesi i reformave në Maqedoninë e Veriut

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 20:04
Ilustrim

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Kate Byrnes ka kërkuar nga institucionet vazhdimin e procesit të reformave, si nevojë jo vetëm për integrimin e këtij vendi në NATO dhe Bashkimin Evropian, por edhe si nevojë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

“Të kesh institucione të forta dhe reforma, nuk është vetëm pjesë e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian por edhe si nevojë për qytetarët në drejtim të kërkimit të një qeverie të përgjegjshme", tha ajo.

Diplomatja amerikane këto komente i bëri gjatë një fjalimi para studentëve Universitetit të Tetovës, ku ndër të tjera theksoi besimin e saj se "Bashkimi Evropian do veproj shpejt në përmirësimin e gabimit për datën e hapjes së negociatave të anëtarësimit evropian për Maqedoninë e Veriut".

“Vendimi ishte dëshpërues për Ju, por edhe ne ishim të dëshpëruar dhe vlerësojmë se ishte gabim i madh vendimi për mos dhënien e datës për nisjen e bisedimeve. Shpresojmë se BE-ja do ta përmirësoj gabimin pasi ky do të ishte një vendim strategjik për Evropën dhe Maqedoninë e Veriut. Duhet të vlerësohet puna që ka bërë shteti për procesin integrues”, ka deklaruar ambasadorja amerikane.

Liderët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë një samiti në muajin tetor, dështuan që të arrijnë pajtim për vendimin lidhur me nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi të menjëhershëm, Departamenti amerikan i Shtetit, shprehu zhgënjimin për vendimin e Këshillit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat