Carovska: Zhvillimi i fëmijëve është prioriteti ynë, kemi investuar mbi 180 milionë denarë në kopshte - Bota Sot
Carovska: Zhvillimi i fëmijëve është prioriteti ynë, kemi investuar mbi 180 milionë denarë në kopshte

Maqedonia

Carovska: Zhvillimi i fëmijëve është prioriteti ynë, kemi investuar mbi 180 milionë denarë në kopshte

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:08
Milla Carovska

“Më shumë se 180 milionë denarë ka investuar Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në rikonstruktimin, rindërtimin dhe ndërtimin e kopshteve të fëmijëve dy vitet e fundit. Për vitin e ardhshëm në Buxhetin e Ministrisë janë planifikuar 105 milionë denarë të rinj për dedikimin e njëjtë”.

Kështu tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska, gjatë vizitës së saj në kopshtin “11 Tetori” në Komunën e Butelit. Ajo tha se do t’i nxisin vetëqeverisjet lokale të investojnë në mbrojtjen e fëmijëve.

“Ne si Ministri kujdesemi t’i nxisim vetëqeverisjet lokale të investojnë në mbrojtjen e fëmijëve, por edhe ne si Qeveri investojmë në zhvillimin e saj, e veçanërisht në infrastrukturën e kopshteve. Investuam më shumë se 180 milionë denarë vetëm për rindërtim, rikonstruktim, ndërtim dhe zgjerim të kopshteve. Në mënyrë shtesë për vitin e ardhshëm janë planifikuar 105 milionë denarë për investim nl infrastrukturë në mbrojtjen e fëmijëve”, tha Carovska.

Ajo deklaroi se së bashku me kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smilevski, kanë pasur mundësinë të vizitojnë pjesën e cila është rinovuar dhe me kapacitet të zgjeruar për dymbëdhjetë fëmijë.

“Paralelisht jo vetëm që punojmë në infrastrukturë, punojmë në kapacitetet e të punësuarve në kopshte dhe të motivimit të tyre sepse pagat në kopshte ishin në nivel të keq”, tha ministrja dhe potencoi se rritja e fundit e pagave mesatarisht në këtë veprimtari janë rritur për 5.700 denarë vetëm për dy vjet e gjysmë.

Kryetari Smilevski theksoi se Komuna e Butelit në dy vitet e fundit, me mbështetjen edhe të MPPS, seriozisht ka punuar në zgjidhjen e të gjitha problemeve në kopshte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat