Ruskovska e kënaqur me aktgjykimin, thotë se Zoran Milevski mund të paraqitet si dëshmitar në rastin “Haraçi”

Maqedonia

Ruskovska e kënaqur me aktgjykimin, thotë se Zoran Milevski mund të paraqitet si dëshmitar në rastin “Haraçi”

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:41
Villma Ruskovska

Shefja e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin Villma Ruskovska, sot tha se është e kënaqur nga aktgjykimi për Zoran Milevski – Kiçeec, i cili u dënua me tre vjet burg për rastin “Haraçi”, pasi në seancën e djeshme e pranoi fajin.

“Nuk kam pritur dënim më të lartë, duke pasur parasysh hapësira është e madhe, prej një deri dhjet vjet, ndërsa deri tani ai nuk ka qenë i dënuar dhe e pranoi fajin. Mendoj se është aktgjykim i mirë dhe më vonë do të vendos nëse do të dorëzojë ankesë për aktgjykimin”, tha Ruskovska, pas përfundimit të seancës.

Ajo nuk e përjashtoi mundësinë që Zoran Milevski më tej në procesin gjyqësor për rastin “Haraçi” të paraqitet si dëshmitar, i propozuar nga mbrojtja, apo Prokuroria.

Ndryshe, përveç Milevskit të akuzuar në rastin “Haraçi” janë edhe Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat