Zaev: Me aleatë të këtillë, e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt

Maqedonia

Zaev: Me aleatë të këtillë, e ardhmja e Maqedonisë është e sigurt

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 14:57
Foto nga takimi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Londër, ka publikuar disa fotografi nga takimet që i ka pasur.

Në faqen e tij në Facebook, Zaev ka shkruar se me aleatë si SHBA-të dhe shtetet tjera, e ardhmja e Maqedonisë është e garantuar.

“E ardhmja e Maqedonisë është e garantuar me aleatë të këtillë. Të sigurt dhe stabil marrim pjesë në gjitha proceset globale dhe demokratike, që e lëvizin botën përpara. Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s, kjo sjell prosperitet dhe të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, për fëmijët tanë”, shkruan Zaev.

Në Samitin e NATO-s ai është i shoqëruar nga zv.kryeministrat Bujar Osmani dhe Radmilla Sheqerinska, si dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Gjatë samitit, Zaev ka realizuar takim me liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat