Macron: Franca s’ishte e vetme kundër nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Maqedonia

Macron: Franca s’ishte e vetme kundër nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 18:17
Emmanuel Macr on

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron, pas mbledhjes së NATO-s, në pyetjen e AIM pse e ka bllokuar bisedimet e BE-së për Maqedoninë e Veriut në Tetor deklaroi se nuk ka qenë i vetëm në atë vendim.

“E pranoj rolin e keq edhe një herë, nëse njerëzit duan të thonë se vetëm Franca ishte kundër, edhe një herë pranoj, por Franca nuk ishte e vetme kundër nisjes së bisedimeve”, u përgjigje kryetari i Francës, Emmanuel Macron.

Ai e përsëriti qëndrimin e Parisit se do të refuzohet çdo hapje të negociatave me vendet kandidate nëse nuk ka reformë në procedurën negociuese.

“Mendoj se procedura aderuese është shumë burokratike, konfuze, dhe nuk është relevante. Pyesni serbët nëse ju ndrysho jetesa në hapjen e kapitujve, duhet ta ndryshojmë procedurën”, tha Macron.

Ai shtoi se “në mënyrë të plotë arritjet e Maqedonisë së Veriut duke përfshirë edhe ndryshimin e emrit” dhe se bëhet fjalë për “hap shumë të guximshëm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat