Zaev: Spanja së shpejti do të ratifikojë Protokollin për në NATO

Maqedonia

Zaev: Spanja së shpejti do të ratifikojë Protokollin për në NATO

Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 19:43
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev në deklaratë për mediat pas Samitit të NATO-s në Londër tha se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez i ka thënë se Spanja shumë shpejt do të miratojë ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Këto ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut u përfaqësua në nivelin më të lartë në mbledhjen e liderëve të NATO-s, me rastin e 70 vjeçarit të Aleancës, po realizohet ëndrra e përbashkët e qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme për shtetin tonë dhe qytetarët e saj. Ajo adresë është selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, tha Zav.

Ai thekso se në Bruksel, dhe sot në Londër, edhe një herë u ngrit flamuri i Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i aleancës më të fuqishme ushtarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat