Arrestohet një 22-vjeçar në Shkup, dyshohet për disa vjedhje

Maqedonia

Arrestohet një 22-vjeçar në Shkup, dyshohet për disa vjedhje

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 12:52
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj një qytetari, i cili dyshohet për vjedhjen e stolive të arit, nga një qytetar në Urën e Gurit.

I dyshuari siç informojnë nga MPB-ja, është arrestuar, ndërsa vlera e arit vlerësohet të jetë 800 euro.

Nga MPB njoftojnë se bëhet fjalë për personin A.S (22) nga Shkupit, i cili ka kryer katër vepra penale “vjedhje të rëndë në mënyrë tinëzake”, me çka ka përfituar në mënyrë joligjore 52 mijë denarë.

“I denoncuari në mënyrë të ngjashme i ka kryer veprat në periudhë prej 18 nëntor, deri më 3 dhjetor të vitit 2019. Ai, me përdorimin e dhunës, nga të dëmtuarit kanë marrë stoli ari, të cilën e kanë mbajtur me vete. Veprën e parë e ka kryer me 18 nëntor 2019 në rrugën ’11 Tetori’. Ndërsa tre veprat tjera i ka kryer në afërsi të Urës së Gurit në Shkup, më 28 nëntor, 1 dhe 3 dhjetor të këtij viti”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat