Maqedoni, vitin e ardhshëm digjitalizimi i regjistrave kryesorë në institucione - Bota Sot
Maqedoni, vitin e ardhshëm digjitalizimi i regjistrave kryesorë në institucione

Maqedonia

Maqedoni, vitin e ardhshëm digjitalizimi i regjistrave kryesorë në institucione

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 14:28
Ilustrim

Digjitalizimi i regjistrave kryesorë në institucione dhe zhvillim të 120 shërbimeve elektronike shtesë janë një pjesë e aktiviteteve që i paralajmëron Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës për vitin e ardhshëm.

“Për mua pjesa më e rëndësishme për reformën e administratës publike është digjitalizimi. Sivjet kemi rezultate konkrete dhe të dukshme. E lëshuam në përdorim regjistrin qendror të popullatës, tashmë e kemi portalin e ri të të dhënave të hapura, ndërsa javën e ardhshme do ta promovojmë portalin e ri kombëtar për shërbime elektronike”, deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski.

Ai sot mori pjesë në konferencën kushtuar sfidave të ardhshme të Strategjisë për reforma në administratën publike në suaza të së cilës e nënshkroi edhe memorandumin për bashkëpunim të mëtejshëm me OSBE-në.

Në konferencë janë analizuar të gjitha aktivitetet e deritanishme të ndërmarra konform strategjisë, si dhe masat e reja të planit veprues të reformës në administratën publike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat