Carovska: Pensioni mesatar për vitin e ardhshëm do të jetë 15.500 denarë

Maqedonia

Carovska: Pensioni mesatar për vitin e ardhshëm do të jetë 15.500 denarë

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 16:02
Mila Carovska

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska në takim me pensionistët nga Manastiri tha se nga muaji i ardhshëm të gjitha  pensionet në shtet do të shënojnë rritje prej 700 denarë dhe me këtë rritje, pensioni mesatar do të jetë rreth 15.500 denarë.

Në takim, Carovska bisedoi edhe për planet e vitit të ardhshëm por edhe për zhvillimin e shërbimeve sociale në nivel lokal siç është  kujdesi ndaj personave të moshuar.

“Nga viti i ardhshëm të gjitha pensionet në shteti do të rriten prej 700 denarë. Deri në fund të vitit pensionet do të rriten nga 160  -200 denarë që do të thotë që deri në fund të vitit pensionet do të rriten rreth 900 denarë. Me këtë rritje, pensioni mestar do të  jetë rreh 15.500 denarë”, tha ministrja Carovska.

Vizitën në Manastir, ministrja Carovska e shfrytëzoi edhe për takim në Qenrën rajonale për persona me aftësi të kufizuara dhe Shtëpinë  për persona të moshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat