Shtetasi i Maqedonisë me pasaportën e gruas ka tentuar ta merr me vete të dashurën në SHBA

Maqedonia

Shtetasi i Maqedonisë me pasaportën e gruas ka tentuar ta merr me vete të dashurën në SHBA

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:58
Aeroporti

Një gjykatë e SHBA-ve ngriti aktakuzë kundër 49 vjeçarit R.J nga Maqedonia i cili në tetor të këtij viti është ndaluar për kontroll kufitar.

Sipas raportit zyrtar, R.J kufitarëve u ka dhënë dy pasaporta amerikane për të cilat ju ka thënë se i përkasin atij. Ai ju ka thënë se bashkërisht me bashkëshorten janë kthyer nga vizita e një miku të tyre nga Kanadaja.

Zyrtari policor ka vërejtur se bashkudhëtarja e R.J nuk përngjan me fotografinë në pasaportë, në të cilën shihet bashkëshortja e tij, dhe ka kërkuar formën e dytë të identifikimit.

Personi J.R i cili është bërë shtetas i Amerikës në vitin 2006 dhe ka edhe biznes të tij, e ka dhënë lejen e vozitjes. Kur polici ka kërkuar edhe një dokument për identifikim për gruan, ai është përgjigjur se ajo nuk vozit dhe se nuk ka leje vozitje.

Sipas raportit, me kontroll të gishtave është konstatuar se s’bëhet fjalë për bashkëshorten e R.J dhe se bashkudhëtares i është refuzuar kërkesa për vizë në SHBA.

Në intervistën e zyrtarëve policorë, shtetasi i Maqedonisë ka thënë se ka marrë pasaportën e bashkëshortes pa leje për t’i ndihmuar bashkudhëtares dhe se këto dy kanë qenë në lidhje rreth një javë “para 20 apo 30 viteve” në Maqedoni.

Që të dy janë arrestuar ndërsa bashkudhëtares i është caktuar masa e paraburgimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat