Joveski do t’i marrë kompetencat për shpenzimet e PSP-së

Maqedonia

Joveski do t’i marrë kompetencat për shpenzimet e PSP-së

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 19:24
Lubomir Joveski

Lubomir Joveski do t’i marrë autorizimet e Katica Janevës. Me ndryshimet ligjore për shërbim të prokurorisë publike me të cilat pritet të zgjidhet statusi i punonjësve në Speciale, propozohet prokurori republikan të ketë autorizime për t’i nënshkruar urdhëresat për të gjitha shpenzimet. Për ndryshimet, do të debatohet në seancë parlamentare më 11 dhjetor. Joveski mund të vendos nëse punonjësit që Specialja i mori nga institucionet vendore, do të kthehen nëpër vendet e vjetra të punës apo jo. Ndërsa, ata mund të vendosin nëse duan të kthehen nëpër pozicionet amë apo jo. Propozimi është që shtesat e pagave të jenë deri në 35% nga paga bazë. Joveski në takim me gazetarët nuk deshi të shpalosë detaje.

Lidhur me pyetjen për pagat e nëpunësve të prokurorive publike në këtë prokurori, ato do të shqyrtohen në atë moment kur do të krijohen kushte dikush të vendos lidhur me këtë, çdo gjë tjetër mund të jetë vetëm prejudikim lidhur me këtë – tha Lubomir Joveski- prokuror shtetëror publik.

Ndryshimet e këtilla vijojnë pasi tre muaj në Prokurorinë Speciale grumbullohen borxhe ndërsa hetuesit dhe punonjësit e tjerë në Speciale mbeten me status të pazgjidhur, pas arrestimit të Janevës dhe transferimin e prokurorëve në prokurorinë e rregullt. Të punësuarit nuk kanë marrë paga nga muaji shtator ndërsa nuk u janë paguar as shpenzimet për telefon, rrymë dhe ujë. Prej sot, telefonat në PSP sërish janë lëshuar pasi operatori ka vendosur që ta presë pagesën nga ky institucion. Lidhur me lëndët dhe hetimet e filluara në Speciale, prokurori Joveski shtoi se deri në fund të muajit, 9-10 lëndë të risistemohen në kompetencë të prokurorive përkatëse. Joveski thotë se përparësi u kanë dhënë atyre lëndëve që kanë pasur procedura gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat