LSDM: Rritja e eksportit prej 10,8 për qind konfirmon se politikat ekonomike janë në rrugë të drejtë

Maqedonia

LSDM: Rritja e eksportit prej 10,8 për qind konfirmon se politikat ekonomike janë në rrugë të drejtë

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Të dhënat zyrtare vazhdimisht tregojnë se politikat ekonomike të LSDM-së janë në rrugën e drejtë, të vërtetë dhe se japin rezultate reale, thonë nga LSDM-ja në pushtet duke u përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së opozitare.

“Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, eksporti i mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar-tetor 2019, shënon rritje për 10,8 % në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.”

“Kjo do të thotë se besimi në ekonominë tonë është kthyer, ekonomia jonë është e zhvilluar dhe është konkurrente në tregjet e huaja.”

“Me anëtarësimin zyrtar në NATO që ëshë i sigurt edhe me afrimin në BE, plotësisht do të intensifikohet rritja e eksportit, por edhe pozitivisht do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe prodhimtarinë e rritur.”

“Si parti përgjegjëse LSDM vazhdon me zbatimin e masave dhe politikave të cilat sigurojnë rritje dhe zhvillim, ekonomi më konkurente, paga më të larta dhe më shumë para.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat