Sot edhe një herë do të tentohet të zgjidhet drejtori i Revizionit në Maqedoni

Maqedonia

Sot edhe një herë do të tentohet të zgjidhet drejtori i Revizionit në Maqedoni

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:03
Ilija Dimovski

Zgjedhja e kryerevizorit shtetëror sot është sërish para anëtarëve ë Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Burimet kuvendore për AIM-in potencuan se është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të partive politike se kush do të jetë revizori i ardhshëm dhe presin ajo sot të zyrtarizohet.

Deklaratat e fundit nga pushteti dhe opozita javën e kaluar ishin se përpiqen për konsensus të gjerë për kandidatin për kryerevizor shtetëror.

Kryetari i Komisionit Ilija Dimovski atëherë për AIM tha se derisa nuk arrihet pëlqim për njërin kandidat prej së paku shtatë deputetëve nuk do të konvokojë seancë. Komisioni ka 12 anëtarë dhe 12 zëvendës anëtarë, kryetar dhe zëvendës kryetar.

Hari Lokvenec nga LSDM, i cili është anëtar i Komisionit tha se pret që më së voni këtë javë të zgjidhet çështja rreth zgjedhjes së revizorit të parë shtetëror.

“Qëllimi ynë është sigurimi i konsensusit të gjerë rreth zgjedhjes së kryerevizorit shtetëror në drejtim të rritjes së besimit të qytetarëve në institucionet shtetërore. Përveç asaj paralelisht mendojmë edhe për zhbllokim ligjor të punës së revizionit, jo vetëm nga aspekti teknik i funksionimit të ardhshëm, por edhe në pjesën thelbësore për atë që janë detyruar”, shtoi Lokvenec.

Në konkursin për kryerevizor të ri shtetëror, i cili në gazetën zyrtare doli më 26 dhjetor të vitit 2017, janë paraqitur 12 kandidatë, prej të cilëve shumica revizorë, të cilët punojnë në institucionin.

Revizioni shtetëror tashmë një vit e 11 muaj funksionon pa drejtor ndërsa më 4 tetor të këtij viti i skadon mandati edhe zëvendësdrejtorit, me çka pamundësohet funksionimi normal i Entit dhe vihet në pyetje pavarësia e tij.

Pa drejtor nuk do të jenë në mundësi ta realizojnë programin rrjedhës për punë deri në fund, as ta sjellin programin për punë të vitit 2020. Ata do të jenë të paaftë t’i kontrollojnë institucionet shtetërore, t’i paguajnë fakturat për zyrat e tyre, të marrin paga. Nuk do të mund t’i kontrollojnë as raportet financiare të partive nga fushatat. Ndërsa për këtë pranverë tashmë janë paralajmëruar zgjedhje të reja.

Në rend dite të dy vazhdimeve tjera të Komisionit janë edhe konfirmim i propozimeve për emërim të drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës të qasjes së lirë deri te informatat nga karakteri publik, emërimi i drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të DMDHP-së, emërimi i anëtarit të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë drejtuese dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë, zgjedhja e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik.

Para deputetëve janë edhe propozimet për emërime të anëtarëve të BD-së të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor, Kontroll i kandidimeve të dorëzuara sipas Vendimit për shpallje të thirrjes publike për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit gjyqësor, ndryshime të vendimit për emërime të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit kombëtar për Eurointegrime.

Vazhdojmë në procedurë sipas vendimit për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të ASHMAA dhe vazhdim i procedurës sipas vendimit për shpallje të konkursit publik për emërime të anëtarëve të Këshillit programues të Radio televizionit të Maqedonisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat