Çifti Kamçev sot dëshmonjnë për rastin “Haraçi”

Maqedonia

Çifti Kamçev sot dëshmonjnë për rastin “Haraçi”

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 10:06
Orce Kamçev

Orce Kamçev dhe Ana Kamçeva sot do të dalin para gjykatësve në Gjykatën Penale në Shkup si dëshmitarë për rastin “Haraçi” ku si të dyshuar janë Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski apo ndryshe siç njihet “Boki 13”.

Në seancën e parë për këtë rast, i akuzuari i tretë, Zoran Milevski-Kiçec, e pranoi fajin kurse një ditë më vonë, ai u dënua me tre vite burg për pjesmarrje dhe negociata mes palëve të përfshira në këtë rast korrupsioni.

Në seancë gjithashtu do të jenë prezent edhe dy të akuzuarit Katica Janeva dhe Bojan Jovanovski – “Boki 13” . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat