Ngritët procedurë për gjetje të drogës në shtëpinë e një shkupjani

Maqedonia

Ngritët procedurë për gjetje të drogës në shtëpinë e një shkupjani

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike- Shkup ka sjell urdhër për zbatimin e masës hetimore kundër një personi ndaj të cilit ekziston dyshim se ka kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në prodhim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

“I dyshuari, 38 vjeçari nga Shkupi, në shtëpinë e tij në Saraj, në mënyrë të paautorizuar për shitje ka mbajtur drogë narkotike- marijuanë më masë totale neto prej 40.19 gramë dhe fara të kanabisit në masë totale neto prej 2.63 gramë. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, më 4 dhjetor droga është gjetur dhe konfiskuar, kanë bërë të ditur sot nga Prokuroria publike e Maqedonisë së Veriut.

Prokurori kompetent deri te Gjykata Penale ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, pasi ekzistojnë rrethana që tregojnë në rrezikun e arratisjes dhe mundësisë që i dyshuari të përsërit veprën penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat