Zekiri: OBRM-PDUKM-ja ta mbështesë Ligjin për Mbrojtje

Maqedonia

Zekiri: OBRM-PDUKM-ja ta mbështesë Ligjin për Mbrojtje

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:15
Muhamed Zekiri

Deputeti dhe nënkryetari i LSDMs-së Muhamed Zekiri, sot u bëri thirrje deputetëve të OBRM-PDUKM-së ta mbështesin Ligjin për mbrojtje, në të cilin vendosen parimet e sigurisë kolektive.

Ai tha se nëse nuk e bëjnë këtë do të jetë hipokrizi nga ana e deputetëve të opozitës maqedonase.

“Është hipokrizi që OBRM-PUKM me ditë të flasë për NATO-n, ndërsa në këtë rast të mos dëshirojë t’i mbështesë zgjidhjet ligjore që mundësojnë implementim të standardeve të NATO-s në mbrojtje dhe siguri”, tha Zekiri.

Zekiri gjithashtu përgënjeshtroi se në Kuvend kanë mbërritur më shumë ligje me procedurë të shkurtuar, duke theksuar se bëhet fjalë për ndryshime të ligjeve për harmonizim me ligjin për kundërvajtje me të cilin ulen gjobat për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat