Katica Janevës i refuzohet kërkesa për apanazh

Maqedonia

Katica Janevës i refuzohet kërkesa për apanazh

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 17:24
Katica Janevës

Anëtarët e Komisionit për Çështje Zgjedhore dhe Emërime në seancën e sotme një zëri e kanë refuzuar kërkesën e ish-kryeprokurores Katica Janeva, për apanazh.

Në seancë është konstatuar në aspektin formal juridik se nuk ekzistojnë arsye për pranimin e kërkesës, pasi ajo nuk është zgjedhur nga Kuvendi.

Janeva është e akuzuar për përfshirje në rastin “Haraçi”, e cila dyshohet se e ka keqpërdorur postin e kryeprokurores së PSP-së.

Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre me kërkesë të Trajço Dimkovit nga OBRM-PDUKM, i cili kërkoi që të ketë konsultime për vazhdimin e procedurës për konkurs publik për zgjedhjen e anëtarëve të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale dhe ndryshim të anëtarëve të Këshillit për Program në RTMV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat