Ministria e Shëndetësisë: Është shpërbërë insulinë e dyshuar

Maqedonia

Ministria e Shëndetësisë: Është shpërbërë insulinë e dyshuar

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se “është shpërbërë insulinë i dyshuar prej kohës së OBRM-PDUKM-së”

Nga MSH thonë se OBRM-PDUKM duhet të përgjigjet para qytetarëve se ka blerë insulinë të dyshuar dhe se s’duhet të manipulojë me shëndetin e pacientëve.

“MSH njofton se shpërbërja e insulinës vjen prej rezervave dhe bëhet fjalë për insulin të blerë në kohën e OBMR-PDUKM-së, ndërsa heqja është bërë me vendim të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nuk do të lejojmë qytetarët tonë të përdorin insulinë të dyshuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata shtojnë se insulina që është shpërbërë ka kushtuar 330 mijë euro dhe jo një milion e gjysmë siç pretendohej në konferencën e partisë maqedonase opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat