Për OBRM-PDUKM-në është e papranueshme kërkesa që zyrtarizimi i gjuhës shqipe të zbatohet me ndryshim të Kushtetutës

Maqedonia

Për OBRM-PDUKM-në është e papranueshme kërkesa që zyrtarizimi i gjuhës shqipe të zbatohet me ndryshim të Kushtetutës

Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 17:21
Ilustrim

Partia maqedoanse opozitare OBRM-PDUKM insiston në përpilimin e një ligji të ri për gjuhët që do të ishte në pajtueshmëri me Kushtetutë, nenet por edhe me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

Nga OBRM-PDUKM theksojnë se nëse kërkesat e partisë së tyre do të merreshin parasysh atëherë vendi nuk do të ishte në këtë situatë në të cilën ndodhet.

Kjo parti hodhi poshtë kërkesën e partive shqiptare, përkatësisht të Aleancës për Shqiptarët, Lëvizjes Besa dhe Alternativës për zyrtarizim të gjuhës shqipe me Kushtetutës.

Ata thonë se nuk janë kundër avancimit të qytetarëve që jetojnë në këtë shtet por kjo duhet të ndodhë vetëm aq sa lejon Kushtetuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat