Mihajllovski: Kot na frikëson Bujar Osmani, ne maqedonasit jemi kthyer para 1945

Maqedonia

Mihajllovski: Kot na frikëson Bujar Osmani, ne maqedonasit jemi kthyer para 1945

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 10:35
Toni Mihajllovski

Aktori dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv i OBRM-PDUKM-së Toni Mihajllovski, përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazh zv.kryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, pas deklaratave në lidhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

“Kjo në një mënyrë absurde, do të ishte lëvizje përpara për Bujar Osmanin, pasi ne maqedonasit jemi kthyer para 1945. Kot frikësohesh”, ka shkruar Mihajllovski.

Ky reagim i Mihajllovskit vjen pasi Bujar Osmani deklaroi se Ligji për Gjuhët nuk duhet të preket. Ai tha se çdo tentim i njëanshëm i Ligjit për Gjuhët do të thotë prishje e baraspeshës në mes shqiptarëve dhe maqedonasve dhe mund të rezultojë me gjendje para miratimit të Marrëveshjes së Ohrit, gjegjësisht para vitit 2001.

“Çdo tentim për veprim të njëanshëm, jashtë principeve të marrëveshjes së Ohrit, nënkupton prishje të marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase”, tha Osmani.

Ndryshe, ditë më parë Komisioni i Venecias miratoi raportin për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, me çka rekomandoi që ai të shqyrtohet edhe një herë nga institucionet e Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat