Zaev: Luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Maqedonia

Zaev: Luftë të pakompromis kundër korrupsionit

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 14:53
Zoran Zaev

Në Ditën ndërkombëtare kundër korrupsionit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ka thënë se lufta e pa kompromis kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënies.

Zaev në profilin e tij në Facebook shkruan se edhe gjyqësor e prokuroria duhet të jenë transparente.

“Sot ka vullnet të madh serioz politik dhe gatishmëri për përballje me korrupsionin në vendin tonë. Këtë e kemi dëshmuar në shumë raste kur në opinion u ngritën dyshime për përplasje të interesave ose punës jokoshiente, që e hapin portën për korrupsionin. Luftë e pa kompromis kundër korrupsionit do të arrijmë vetëm me institucione transparente dhe llogaridhënies. Kështu duhet të jenë edhe institucionet përfshirë edhe ato në gjyqësi dhe prokurori”, shkruan në facebook kryeministri Zoran Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat