Prokuroria do të hetojë inçizimet e publikuara për Kamçevin

Maqedonia

Prokuroria do të hetojë inçizimet e publikuara për Kamçevin

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 16:44
Orce Kamçev

Prokuroria ka hapur lëndë për audio inçizimet që u publikuar të shtunën në kanalin “Youtube” dhe do të hetojë se kush i postoi ato, përmbajtjen e saj dhe nëse në regjistrimin flitet me të vërtetë për biznesmenin Orce Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandoria”, ndërsa tani edhe dëshmitarë kryesorë në rastin “Haraçi”.

“Prokuroria Publike ka hapur lëndë në lidhje me regjistrimet audio të publikuara rishtazi në rrjetet sociale. Prokurori publik kompetent në procedurë do të përcaktojë se kush e ka postuar përmbajtjen, identitetin e personave që kanë postuar përmbajtjen e këtyre bisedave dhe i kanë publikuar në rrjetet sociale, pastaj identitetin e personave në biseda dhe përmbajtjen e bisedave”, thotë kryeprokurori, Ljubomir Joveski për “Telma”.

Në bisedat e inçizuara, personi që pretendohet të jetë Kamçev, kërkon një marrëveshje me vëllezërit Zaev, dhe thotë se në të kundërtën të gjithë do të gjakoseshin, por përveç Zaevit përmendet edhe lideri i opozitës Hristijan Mickovski.

Para publikimit të pamjeve, Kamçev u paraqit në gjykatë si dëshmitare për rastin “Haraçi”, ndërsa nesër do të dëshmojë gruaja e tij Ana Kamçeva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat