Komisioni i Venecias publikon vërejtjet dhe rekomandimet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Komisioni i Venecias publikon vërejtjet dhe rekomandimet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 9 dhjetor 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Në 25 faqe, me përmbajtje të ngjashme si dhe me dhënien e mendimit të botuar të premten Komisioni i Venecias publikoi të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Rekomandimet kryesore në fushën e drejtësisë dhe të dispozitave penale mbeten të rëndësishme, por shtohet se propozim ligji tejkalon kornizat e parashikuara evropiane. Në dhënien e mendimit përfundimtar përsëritet kërkesa që autoritetet në vend të rishikojnë përdorimin e ligjit përmes konsultimeve me të gjithë palët e interesuara në vend, informon “Kanal5”.

“Mendimi i Komisionit të Venecias është se në disa fusha, ligji shkon përtej imponimit të asaj që është vërtetuar se është një detyrim ligjor joreale mbi institucionet publike.

Në mendim thuhet gjithashtu se shumë prej dispozitave nuk kanë qartësi dhe saktësi pasi disa nene të ligjit janë shumë të përgjithshme. Sipas mendimit, Komisioni gjithashtu idenë e uniformave dhe kartëmonedhave dygjuhëshe, për të cilat thotë se janë jashtë kornizës evropiane, por jo të pashembullt.

“Sipas komisionit, neni 8 i ligjit për gjuhët tejkalon standardet minimale për mbrojtjen e minoriteteve. Edhe Karta Evropiane e detajuar e të Drejtave të Njeriut nuk parashikon detyrime të tilla në lidhje me bankënotat, monedhat, pullat dhe uniformat e një vendi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat