Trajkoviq: Shuklev kërkonte nga studentet marrëdhënie seksuale ose para

Maqedonia

Trajkoviq: Shuklev kërkonte nga studentet marrëdhënie seksuale ose para

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:44
Foto

Dëshmitari Dejan Trajkoviq në seancën e sotme për rastin “Erasmus” theksoi se profesori Bobek Shuklev ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale ose të marrë 1.000 euro për të dhënë notë studentëve të Fakultetit Ekonomik.

Trajkoviq, i cili prej vitit 2012 deri më 2018 ka punuar në bifenë e fakultetit, theksoi se dy studente e kanë pyetur nëse mund tu “rregullojë” për notë. Dëshmitari e ka pyetur Shuklevin, ndërsa ai iu është përgjigjur që ti thotë studentes se dëshiron ose marrëdhënie seksuale me atë ose të paguaj 1.000 euro. Trajkoviq këtë ia ka përcjell studentes, mirëpo ajo ka refuzuar të ketë marrëdhënie seksuale, por ka thënë se do të paguaj.

Dëshmitari tha se shuma e parave për dhënien e notave ishte prej 500 deri në 1.000 euro.

Në rastin Erasmus profesorë të Fakultetit Ekonomik në Shkup akuzohen për keqpërdorime të detyrës zyrtare si dhe për pranim të ryshfetit. Rasti është hapur në vitin 2016, ndërsa të akuzuar janë profesorët Bobek Shuklev, Sllave Risteski, Dragan Janev dhe Stojan Debarlliev.

Seanca e ardhshme për rastin “Erasmus” është caktuar për më 23 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat