Maqedoni, promovohen katër strategji për punë më funksionale të MPB-së

Maqedonia

Maqedoni, promovohen katër strategji për punë më funksionale të MPB-së

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

“MPB arriti ta njohë dhe identifikojë rëndësinë e zhvillimit të kapaciteteve në sferën e resurseve njerëzore dhe menaxhimin e tyre të suksesshëm. Në periudhën që paraprin, është planifikuar zhvillimi dhe zbatimi i procedurave transparente dhe të paanshme në procesin e punësimit dhe avancimit të të punësuarve përmes zhvillimit të një Merit sistemit bashkëkohor apo sistemi të punësimit dhe avancimit sipas meritave. Gjithashtu vëmendja do t’i kushtohet planifikimit të personelit, selektimit objektiv dhe vlerësimit të rezultateve nga puna si dhe kompetencat e të punësuarve, zbatimin e trajnimeve të kahëzuara drejt kontribuimit adekuat të punëtorëve në përforcimin e integritetit të policisë, parandalimin e ikjes së kuadrit, si dhe zhvillim të shkathtësive të lidershipit”.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski për Strategjinë për menaxhim me resurset njerëzore për periudhën 2020-2022, e cila është një prej katër dokumenteve të promovuara sot në Shkup, të përpunuara nga grupet e punës të përbëra nga Ministria e Punëve të Brendshme, MPPS dhe Misioni i OSBE-së, qëllimi të cilave është puna më funksionale dhe më e mirë, që do të sjellë rezultate më të mira në interes të qytetarëve.

Pjesë e projektit janë edhe strategjitë në sferën e procedurave disiplinore dhe përfshirja dhe komunikimi me bashkësinë, si dhe zhvillimi i Qendrës për trajnime.

Sipas Spasovskit, Strategjia për menaxhim me resurset njerëzore është dokument strategjik i fokusuar në trajtim bashkëkohor të resurseve njerëzore në Ministri, të zhvilluar në pajtim me reformat prioritare në MPB dhe tendencat bashkëkohore në trajtimin e tyre në vendet e zhvilluara.

Ai tha se në këtë kontekst, kontribut të vetin, do të japë edhe Strategjia për zhvillim të Qendrës për trajnim për periudhën 2020-2022, e cila duhet ta arrijë qëllimin të reflektojë edukim bashkëkohor, cilësor dhe efektiv dhe trajnim të të gjithë të punësuarve në MPB. Vizioni është ajo të bëhet bartëse kyçe e sistemit të të gjitha trajnimeve në MPB, e njohur si qendër rajonale plotësisht e ekuipuar me trajnues të certifikuar, e pajisur dhe digjitalizuar, me kushte më bashkëkohore për trajnim, ndërkaq do t’i zhvillojë vlerat e ardhshme: profesionalizëm, integritet, përkushtim, vazhdimësi të mësimit dhe zhvillim dhe sukses.

Me projektin është përpunuar edhe strategjia për përfshirjen dhe komunikimin me bashkësinë për periudhën 2020-2022 paraqet tentim të parë për t’u ngritur në nivel më të lartë, strategjik, projektet dhe praktikat për bashkëpunim të policisë dhe qytetarëve.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja shprehi kënaqësi nga transparenca e MPB-së për bashkëpunim dhe përmirësim të punës.

Strategjitë janë fryt i punës njëvjeçare intensive, ndërkaq në pajtim me planin për realizim të Projektit, prej vitit të ardhshëm do të fillohet me implementimin praktik të masave të parapara në Planin e Aksionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat