VMRO-ja propozon ndryshime në Ligjin për gjuhët

Maqedonia

VMRO-ja propozon ndryshime në Ligjin për gjuhët

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

VMRO DPMNE-ja do të inicioj ndryshime në Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Partia e Hristijan Mickoskit është duke punuar në përgatitjen e amendamenteve. Sipas tyre, ndryshimet do të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ekspertët në kuadër të partisë akoma janë duke punuar për përgatitjen e tyre. Amendamentet do të synojnë përmirësimin e ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe përfshirjen e rekomandimeve të Komisionit të Venecias brenda tij”-tha Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Opozita pret që amendamentet t’i mbështes edhe LSDM-ja. Por socialdemokratët nuk komentojnë nismën e opozitës. Burime qeveritare thonë se partnerët e koalicionit do të diskutojnë për hartimin e strategjisë së përbashkët në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nga BDI thonë se për amendamentet e VMRO-së, duhet prononcuar LSDM-ja, ndërsa nismën e opozitës maqedonase e vlerësojnë si të njëanshme.

Do t’i respektojmë rekomandimet e Komisionit të Venecias. Mbase ka interpretime të ndryshme mbi mënyrën se si do të zbatohen ato rekomandime. Komisioni i Venecias thotë se derisa sa ka mungesë të kapaciteteve në gjyqësor, dygjuhësia nuk guxon të jetë pengesë e proceseve. Për këtë arsye veprimet tona do të jenë që përmes përmirësimit të kapaciteteve, dygjuhësia të zbatohet në gjykata pa krijuar probleme. Ato amendamente janë propozuar tek LSDM-ja dhe për këtë duhet përgjigjur socialdemokratët. Kur të propozohen në BDI, ne do të prononcohemi”-theksoi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Osmani shton se partnerët e koalicionit kanë qëndrime të unifikuara se Ligji i gjuhëve, Marrëveshja e Prespës dhe ajo me Bullgarinë janë çështje të cilat nuk mund hapen dhe se duhet punuar për përmirësimin e kapaciteteve me qëllim zbatimin sa më të mirë të tyre. Opozita shqiptare nuk mbështet nismën e VMRO-DPMNE-së, duke potencuar se pas 12 prillit, gjuha shqipe do të jetë zyrtare me Kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat