Pendarovski: S’kemi alternativë tjetër përveç të ndërtimit të një shoqërie për të gjithë

Maqedonia

Pendarovski: S’kemi alternativë tjetër përveç të ndërtimit të një shoqërie për të gjithë

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 21:15
Stevo Pendarovski

Kryetari Stevo Pendarovski sot mbajti fjalim në panel diskutimin mbi temën ‘Të drejtat e bashkësive më të vogla në vendin tonë’.

Në fjalimin e tij, Pendarovski theksoi se zyrtarizimi i anëtarësimit të plotë në NATO si dhe procesi i aderimit drejt BE-së, duhet të jenë motiv shtresë për përforcimin e koheziont në shoqërinë tonë. Ne, tha Pendarovski, s’kemi alternativë tjetër përveç ndërtimit të një shoqërie për të gjithë, ku të gjithë kanë mundësi të njëjta për prosperitet.

“Është fakt i pamohueshëm se vendi ka avancuar shumë në këto dy dekada sa i përket të drejtave të bashkësive. Kjo ishte rezultat i vullnetit politik, zgjidhjeve juridike, pjekurisë demokratike të shtetit, miratimit të standardeve evropiane por edhe bashkëjetesa e mirë dhe respektimi i ndërsjellët mes qytetarëve”, tha Pendarovski.

Sipas, Pendarovsit nuk duhet të ketë kompromis kur bëhet fjalë për të drejtën e arsimin në gjuhën amë dhe mbrojtjen e kulturës dhe traditës për bashkësitë më të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat