Dimitrov: Është e vështirë që të bisedojmë për shpresë pasi kemi goditur tri herë në mur

Maqedonia

Dimitrov: Është e vështirë që të bisedojmë për shpresë pasi kemi goditur tri herë në mur

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:00
Nikolla Dimitrov

BE së shpejti duhet të përmbushë premtimin e saj për të hapur negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut, tha Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov në një intervistë për “AFP”, duke porositur se paralajmërimet për inkurajim nuk ishin të mjaftueshme pas takimit të Këshillit Evropian në tetor, i cili nuk caktoi datë për fillimin e bisedimeve.

“Mendoj se këto mesazhe janë pozitive dhe të nevojshme, por në këtë fazë është shumë e vështirë për ne dhe për mua si ministër i jashtëm të flasim për shpresë pasi kemi goditur në mur tri herë, në qershor 2018, qershor 2019 dhe tetor të këtij viti”, tha Dimitrov.

Është e nevojshme, thekson ai, për të marrë një vendim që do t’u japë njerëzve shpresë të vërtetë se Evropa është serioze në lidhje me perspektivën tonë evropiane.

“AFP” kujton se KE dhe institucionet e tjera të BE-së e kanë sqaruar se Maqedonia i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe detyrat që i janë dhënë dhe se negociatat e pranimit duhet të fillojnë, por Franca e kundërshtoi atë në samitin e BE-së.

Për veton franceze, Dimitrov thotë se është e drejt e Parisit që të hap debat të legjitimuar për procesin e pranimit, ndërsa Maqedonia është gati që të pranon atë, t’i nënshtrohet një kontrolli shtesë duke përfshirë parimin e kthyeshmërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat