MPB: Të mos përdoren fishekzjarrë dhe të denoncohet shitja e tyre - Bota Sot
MPB: Të mos përdoren fishekzjarrë dhe të denoncohet shitja e tyre

Maqedonia

MPB: Të mos përdoren fishekzjarrë dhe të denoncohet shitja e tyre

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 11:03
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të fundvitit ka dërguar apel tek qytetarët, që mos t’i përdorin fishekzjarre dhe të paraqesin shitjen e tyre.

Nga MPB tregojnë statistikat sipas të cilave, rreth 150 mijë njerëz në vit mbesin invalid për shkak të përdorimit të fishekzjarreve, ndërsa 80 përqind prej tyre janë fëmijë.

“Përdorimi i paligjshëm i mjeteve piroteknike është i dënueshëm me Ligjin për shkelje të rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtje nga materiet shpërthyese të Kodit Penal të Maqedonisë”.

“Apelojmë tek qytetarët t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë. Nëse shohin persona që shesin mjete piroteknike, t’i paraqesin tek zyrtarët policorë ose përmes numrit të telefonit 192. Apelojmë sidomos tek të rinjtë, të mos i përdorin, pasi paraqesin rrezik për shëndetin e tyre”, thonë nga MPB.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat