Gjermania dhuron tetë makina “Dacia Duster” për MPB-në e Maqedonisë

Maqedonia

Gjermania dhuron tetë makina “Dacia Duster” për MPB-në e Maqedonisë

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:07
Oto Graf, Agim Nuhiu

Republika Federale e Gjermanisë ka donuar tetë makina për Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për tetë makina “Dacia Duster”, në vlerë të përgjithshme prej 129.200 euro.

Këtë donacion nga zv.ambasadori gjerman në Shkup Oto Graf, e ka pranuar zv.ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu.

“Dua të falënderoj Gjermaninë për mbështetjen për MPB-në me këtë lloj donacioni. Me këto makina përmirësohet dukshëm operacionaliteti i policisë sonë, sidomos policisë kufitare”, tha Agim Nuhiu.

Ndryshe, deri tani Gjermani i ka dhuruar Maqedonisë mjete në vlerë të përgjithshme prej 1.082.285 eurove.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat