Kolevski: Me zbatimin e vetingut mund të shkelet Kushtetuta

Maqedonia

Kolevski: Me zbatimin e vetingut mund të shkelet Kushtetuta

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:19
Aco Kolevski

Kryetari Këshillit të Prokurorëve Publik, Aco Kolevski paralajmëron se procesi i kontrollimit të patundshmërisë dhe integriteti i gjyqtarëve mund të shkel Kushtetutën.

Kolevski theksoi se sipas Kushtetutës, Prokuroria Publike është organ i pavarur dhe duhet të bëhet kujdes që të mos ndërhyhet në këtë pavarësi.

Sipas tij institucionet shtetërore si Policia Financiare dhe Komisioni për Antikorrupsion edhe në këtë moment kanë mekanizma për kontroll të patundshmërisë të bartësve të pushtetit gjyqësorë dhe ekzistimi eventual i korrupsionit do të thotë se këto institucione nuk e kryejnë punën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat