Deri të premten do të bëhet kthimi i parave nga masa “TVSH-ja Ime”

Maqedonia

Deri të premten do të bëhet kthimi i parave nga masa “TVSH-ja Ime”

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Të gjithë qytetarët që kanë skenuar llogaritë fiskale deri në fund të kësaj jave duhet të marrin kthimin e TVSH-së në llogaritë e tyre, deklarojnë nga Drejtoria për të Ardhura Publike.

Kjo është pagesa e parë nga masa e qeverisë “TVSH-ja Ime” që filloi në korrik të këtij viti dhe ka të bëjë me periudhën korrik, gusht dhe shtator 2019, ndërsa pagesa ka filluar me 2 dhjetor të këtij viti.

Në përputhje me vendimin bëhet kthimi i 15 përqind të TVSH-së, ndërsa për këtë periudhë nga kthimi i 15 përqind i TVSH-së arrihet shuma e 186.215.194 denarë.

Në çerekun e parët nga masa “TVSH-ja Ime” janë skenuar 22.670.713 llogari fiskale, të cilët kanë arritur shumën e 11.423.978.620 denarë.

Që nga 15 dhjetori i këtij viti fillon edhe loja shpërblyese ku parashihet 3.852 dhurata në të holla me shumë totale prej një milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat