‘Nuk mund të punojmë nga presioni’, të punësuarit në klinikën ‘Nënë Tereza’ i shkruajnë Zaevit - Bota Sot
‘Nuk mund të punojmë nga presioni’, të punësuarit në klinikën ‘Nënë Tereza’ i shkruajnë Zaevit

Maqedonia

‘Nuk mund të punojmë nga presioni’, të punësuarit në klinikën ‘Nënë Tereza’ i shkruajnë Zaevit

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:37
Foto ilustrim

Përmes një letre dërguar sekretarit të Qeverisë dhe kryeministrit Zoran Zaev të punësuarit në klinikën për Hematologji në spitalin “Nënë Tereza” kanë njoftuar se ndaj tyre po ushtrohet presion.

Një grup i të punësuarve ankohen se për çdo ditë ndaj tyre po ushtrohet presion në vendin e tyre të punës nga motra kryesore medicinale Mirjana Gjuriq dhe nga drejtoresha e klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis.

Nga ky presion mësohet se 7 të punësuar deri më tani e kanë braktisur vendin e punës.

Në letër ata kanë kërkuar që të ndërmerren masa për tu hetuar i plotë rasti dhe të ndalet presioni ndaj të punësuarve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat