Zeqiri: OBRM-PDUKM dhe BDI po koordinohen për një kohë të gjatë

Maqedonia

Zeqiri: OBRM-PDUKM dhe BDI po koordinohen për një kohë të gjatë

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:18
Muhamed Zeqiri

Nënkryetari dhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri deklaroi se OBRM-PDUKM dhe BDI po koordinohen për një kohë të gjatë.

Ai shtoi se partia e Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit kishin frikë nga ndryshimi i modelit zgjedhor, dhe për këtë arsye vendosën të bllokojë punën e Kuvendit përmes amendamenteve.

“Koordinimi midis OBRM-PDUKM-së dhe BDI-së është për një kohë të gjatë. Unë kam paralajmëruar për këtë më parë, ndërsa sot kjo është vetëm një konfirmim që ata kanë një agjendë që është më afër me OBRM-PDUKM-në sesa me ne, edhe pse jemi në pushtet”, tha Zeqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat