Grubi: Një njësi zgjedhore, është përpjekje për defaktorizimin e shqiptarëve

Maqedonia

Grubi: Një njësi zgjedhore, është përpjekje për defaktorizimin e shqiptarëve

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 13:27
Artan Grubi

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi ka vlerësuar se përpjekja për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore është përpjekje për defaktorizimin e shqiptarëve.

“Ndryshimi i modelit zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore është katastrofal për shqiptarët në përgjithësi, sepse humbasin mesatarisht deri në 10 mandate të shqiptarëve në zgjedhje parlamentare. Kjo është përpjekje për ta defaktorizuar shqiptarin dhe për ta bërë të parëndësishëm parimin e Badinterit si shumicë e dyfishtë që parandalon margjinalizimin dhe mbivotimin në Kuvend”, tha Grubi.

Sipas tij, me një njësi zgjedhore, BDI fiton në mënyrë absolute tek shqiptarët, por humbet kombi shqiptar në Maqedoni sepse siç tha, digjen mandatet.

Deputeti Grubi dje poashtu njoftoi se Bashkimi Demokratik për Integrim ka parashtruar pothuajse 5.000 amendamente për propozim – ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sepse mendon se procesi i ndryshimit të rregullave është njëdrejtimësh, një anësh të lojës para se të fillojnë proceset zgjedhore është precedent i rrezikshëm me të cilën do të përballej ky Kuvend dhe skena politike në shtetin tonë”,

Kundër ndryshimit të Kodit zgjedhor është edhe OBRM-PDUKM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat