Të punësuarit në PSP marrin pagat, DAP zëvendëson Janevën

Maqedonia

Të punësuarit në PSP marrin pagat, DAP zëvendëson Janevën

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Pas tre muajsh pa marrje të pagave dhe sigurim shëndetësor, punonjësit e PSP-së dje morën pagat e tyre, konfirmojnë nga PSP “Fokus”. Në xhirollogaritë e tyre janë lëshuar pagat për muajt shtator dhe tetor.

Pagat u bllokuan sepse askush përveç ish-prokurores special Katica Janeva nuk kishte autoritetin t’i nënshkruajë ato. Por pas muajsh bllokadash, pagat e stafi u paguan përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike.

Në të njëjtën mënyrë paga morën edhe punonjësit e Entit Shtetërorë për Revizion, të cilët ishin pa drejtor.

Në këtë kohë është e paqartë nëse borxhet e PSP-së për energji elektrike, qira, ujë, telefon … do të paguhen përmes DAP-it.

PSP ka buxhet, por transaksionet u ndalën pas shkarkimit të Janevës, e cila akuzohet në rastin “Haraçi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat