Gjenden 64 paketime me kokainë në një banesë në Gostivar

Maqedonia

Gjenden 64 paketime me kokainë në një banesë në Gostivar

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:10
Foto ilustrim

Tre persona gjatë mbrëmjes janë arrestuar në Gostivar për shkak të drogës.

Sipas njoftimit të MPB, rreth orës një pas mesnatës, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Stacioni Policor Gostivar janë privuar nga liria dy burra 31 dhe 48 vjet dhe një grua e moshës 31 vjeçare nga Banjica e Poshtme.

Gjatë kontrollit i cili ka qenë me urdhër gjykate në banesën në rrugën ‘Nikolla Parapunov’ në Gostivar janë gjetur 64 paketime me drugë dhe një peshore digjitale.

Tre personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do t’u ngritet aktakuzë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat