Derdimosja e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Derdimosja e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:37
Sulejman Mehazi

E më mjafni 29 vjet, që nga 1990 e shek. të kaluar, mender me thënë, na e keni thi apo zbardh jo vetëm flokët e kresë po edhe qimet e më poshtme të trupit me atë gjuhën tonë llap, llap zyrtare shqipe.

Shiko deri ku e keni pru punën, deri atje, sa që Venediku të shesë mend se a duhet shqipja të jetë zyrtare apo jo.

Po çështë kjo lojë me gjuhën tonë, mirë na e bëjnë, pasi politikanëve derdimenë ua kemi lënë në dorë shqipen, o sa mirë , çfarë  mund të presim prej tyre vetëm derdimosjen e gjuhës shqipe e kurrgjë tjetër.

Derdimenat e politikës shqiptare në Maqedoninë Veriore që 29 vjet rradhazi na e kanë zgjatur gjuhën aq sa u mbytën duke ua lëpyer llap, llap, llap bythët politikanëve maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat