Ju zotërinj të BDI-së kot e keni, jo 5000, po edhe 50,000 amandamente s'iu ndihmojnë

Maqedonia

Ju zotërinj të BDI-së kot e keni, jo 5000, po edhe 50,000 amandamente s'iu ndihmojnë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 11:40
Sulejman Mehazi

Kot e keni ju zotërinj të BDI-së, jo 5000, po edhe 50,000 amandamente së bashku me VMRO-në s'iu ndihmojnë, do humbni, si ashtu si kështu, si me një njësi, me tre ose me gjashtë njësi, do humbni.

Do humbni se shqiptarëve ua keni kthyer shpinën, ju, më, shpëtimin tuaj e kërkoni jo nga votuesit shqiptarë, po nga ata maqedonas, gjatë zgjedhjeve lokale ju shpëtoi LSDM, tani me 5000 amandamentet shpëtimin e kërkoni nga VMRO.

Do humbni se ju veproni kundër natyrshmërisë shqiptare, kundër votuesve shqiptarë, kundër dëshmorëve të UÇK-së, kundër së drejtës shqiptare. 

Politika juaj e pamoralshme, egoiste e narcizoide ka hidhëruar popullatën shqiptare, kurvëria e Musa Xhaferit, genjeshtrat e turpshme të Xhevat Ademit, sharjet e shtatëqindmijë nënave kanë prishur moralin e besnikërinë shqiptare.

Ju do jeni humbës, po, po, vetëm  të bëhet një lëvizje vëllazërore bashkuese e ASH-së me Besën, atëherë edhe me gjashtë njësi do humbni, po do humbni se veprimet tuaja herë me LSDM, e herë me VMRO-në kundrejt shpirtrave të vrarë e të mallkuar shqiptare do ju mundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat