“TVSH-ja ime”, gjysma e qytetarëve që kanë skanuar llogaritë fiskale ende nuk i kanë marrë paratë

Maqedonia

“TVSH-ja ime”, gjysma e qytetarëve që kanë skanuar llogaritë fiskale ende nuk i kanë marrë paratë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:47
Foto ilustrim

Drejtorja e Drejtorisë për të Hyra Publike, Sanja Llukarevska tha se deri në fund të dhjetorit, të gjithë qytetarët që kanë skanuar llogari fiskale do ta marrin kthimin e TVSH-së.

Sipas Llukarevskës, deri dje 90.000 qytetarët kanë marrë paratë nga llogaritë e skanuara, ndërsa të tejrët do t’i marrin gjatë këtyre ditëve.

“Ligjërisht kthimi është dashur të paguhet deri në fund të këtij muaji, por ne dëshironim që pagesa të bëhet më shpejt”, tha Llukarevska duke theksuar se deri në fund të këtij muaji do të përfundojë pagesa për personat tjerë.

Ajo shtoi se bëhet fjalë për problem teknik për arsye se dikund ka të dhëna të gabuara të xhirollogarive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat