MPB po punon në zbardhjen e incidentit tek “Alexandar Palace”

Maqedonia

MPB po punon në zbardhjen e incidentit tek “Alexandar Palace”

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski deklaroi se po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit me të shtënat në hotelin “Aleksandër Pallas” dhe se tashmë ka disa arrestime. Në një deklaratë për mediet, paralajmëroi luftë të ashpër kundër strukturave kriminale në Shkup, ndërsa masat e kujdesit që ishin përcaktuar për të arrestuarit në rastin me të shtënat në Aleksandër Pallas tha se aspak nuk janë masa.

“Nëse e shihni se për çfarë personash bëhet fjalë, këto aspak nuk janë masa. Kur do të përgatisni ekipe dhe një numër të madh të inspektorëve do të punojnë në zbardhjen e rasteve të caktuara dhe do të përcaktojnë argumente dhe fakte të cilat do t’i dorëzojnë deri te Prokuroria Publike dhe do t’iu thonë që të shkojnë me procedurë të rregullt, atëherë me të vërtetë pyetemi se pse aq punë dhe energji investohet dhe kënd mbrojmë ne”, theksoi Spasovski, duke theksuar se në vitet e kaluara është zbuluar një grup kriminal në Kumanovë i cili ka mashtruar 12 milionë euro, ndërsa për asnjërin anëtar të grupit nuk është përcaktuar masa e paraburgimit.

Nuk e di se pse prokurorë të caktuar në prokuroritë në vend vendosim në atë mënyrë”, pyeti Spasovski.

Shtoi se secili veprim kriminal duhet të sanksionohet sepse mosndëshkimi prodhon krim të ri.

“Nëse nuk e sanksiononi një kriminel, ai ka motiv që këtë të bëjë nesër përsëri. Sot e shohim se ata të cilët kanë mashtruar me shuma milionëshe, thonë se nuk janë udhëhequr procedurat si është dashur, ndërsa shetiten lirshëm. Duhet të jemi më tepër të përgjegjshëm, përgjegjësia të jetë në një nivel më të lartë sepse në atë na obligon përgjegjësia drejtë qytetarëve”, porositi Spasovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat