Kostadinov: Mickoski është i rrethuar me këshilltarë të dhunshëm, OBRM-PDUKM ofron vetëm dhunë

Maqedonia

Kostadinov: Mickoski është i rrethuar me këshilltarë të dhunshëm, OBRM-PDUKM ofron vetëm dhunë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 18:19
Kostadin Kostadinov

Zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov tha se këshilltari i Mickoskit, ish-diplomati Tomisllav Dimitrovski ka shënjestruar drejt fqinjëve me pushkë automatike.

“Të dhunshmit janë të pranishëm në OBRM-PDUKM. Hristijan Mickoski është i rrethuar me këshilltarë të dhunshëm, mbetje të gruevzimit, të afërt me shefin e tij, Nkolla Gruevski”, tha Kostadinov.

Sipas tij, me këtë sjellje këshilltari i Mikocskit vërteton se OBRM-PDUKM ofron vetëm dhunë dhe tensione ndaj qytearëve.

“I tillë është raporti i OBRM-PDUKM dhe Mickoskit ndaj qytetarëve, Është e njëjta parti që për 11 vite kërcënonte dhe maltretonte qytetarët. Mickoski është i rrethuar me njerëz që promovojnë dhe nxisin dhunë. Në kabinetin e tij ka edhe persona të cilët kërcënojnë me pushkë automatike drejt qytetarëve”, tha Kostadinov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat