OBRM-PDUKM: Kostadinov ta pyet Zaevin se çfarë u bë me rastin ‘Monstra’ dhe pse lejoi të arratiset një nga vrasësit

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kostadinov ta pyet Zaevin se çfarë u bë me rastin ‘Monstra’ dhe pse lejoi të arratiset një nga vrasësit

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së kundërpërgjigjen ndaj konferencës për shtyp të zëdhënësit të LSDM duke thënë se “Kostadinov në vend se të mbajë konferenca për shtyp, le ta pyesë Zaevin se çfarë ndodhi me rastin Mostra dhe pse lejoi një nga vrasësit të arratiset”.

“Kostadin Kostadinov duhe të mbajnë një konferencë shtypi para MPB dhe ta pyesë Oliver Spasovskin se ku është hetimi për vrasësin e Martin Janushev, deri ku ka shkuar hetimi për sulmuesin në ‘Ruzvelltova’, pse asnjë vrasje nuk është zgjidhur”, shprehen nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë opozitare maqedonase rasti me Tomisllav Dimitrovski është rast privat në të cilën MPB duhet të hetojë dhe të veprojë sipas ligjeve.

‘Qytetarët presin edhe hetime dhe procedime ndaj pushteti kriminal, por këtë LSDM nuk mund ta zbatojë. Këtë do ta zbatojë Qeveria e OBRM-PDUKM-së pas 12 prillit. Secili që ka shkelur para ligjit do të përgjigjet për veprën”, shprehen nga kjo parti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat