Shilegov për keqpërdorimin e përkatësisë etnike në konkurse: Mund që të ndjehen si shqiptarë

Maqedonia

Shilegov për keqpërdorimin e përkatësisë etnike në konkurse: Mund që të ndjehen si shqiptarë

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:55
Petre Shilegov

Kire Trajkovski, Dejan Ilievsk, Zlatko Serafimovski dhe Goran Trajkovski janë katër personat të cilët në konkurs për punësim në Njësinë kundër zjarrit në Bashkia të Shkupit u deklaruan si shqiptarë.

Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov tha se ai nuk mund të dijë se si ndjehen kandidatët dhe shton se askush nuk mund t’i përzihet askujt se si ndjehet.

Ai shtoi se është koha që të përqendrohemi në aftësi dhe jo në përkatësi etnike.

Ndryshe, gjatë kësaj jave në konkursin e shpallur katër maqedonas u deklaruan shqiptarë për shkak se konkursi parashihte shqiptarë për punësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat