Hetim kundër një personi nga Shkupi në shtëpinë e të cilit u gjet marihuanë

Maqedonia

Hetim kundër një personi nga Shkupi në shtëpinë e të cilit u gjet marihuanë

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore Publi Shkup mori urdhër për zbatimin e masave hetimore kundër 27 vjeçarit nga Shkupi, i dyshuar se ka kryer veprën penale shitje të drogës.

I dyshuari, më 14 dhjetor në shtëpinë e tij në Vllae, ka mbajtur marihuanë për shitje.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij dhe në hapësira tjera, janë gjetur marihuanë prej 28.66 gramë dhe dy peshore digjitale dhe mbetje të tjera të drogave.

Për shkak se i dyshuari mund të arratiset dhe të përsërisë veprën, prokurori gjykatësit i dorëzoi Propozimin për caktimin e masës së paraburgimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat